Një mysliman që ka qëndrime radikaliste ka deklaruar nga një xhami e Sidneyt se kushdo që feston Krishtlindjen do të digjet në ferr.
Kjo sipas tij për shkak të kundërshtive ndaj fesë Islame gjë e cila është më e keqe se një mëkat i kryer.
Predikuesi islamik, Ahlus Sunnah, ka thënë se festimi i lindjes së Jezu Krishtit është më e egër se sa të kesh marrëdhënie seksuale jashtë martesës apo të pish alkool.
Fondamentalisti radikal i cili ndjek një version të shekullit të shtatë të islamit sunit, përdor termin arab për politeizëm, shirk, për të përshkruar idenë e pranimit të krishterimit, shkruan Mail Online.