Prej 24 dhjetori deri më 4 janar në Shqipëri ndalohet lëvizja nga ora 20:30 deri në 06:00

Prishtinë | 21 Dhj 2020 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi se nga data 24 dhjetor, lëvizja nuk do të lejohet duke nisur nga ora 20:30.

“Kemi vendosur kufizimin e lëvizjes nga ora 20:30 deri në 06:00, nga 24 dhjetori deri në 4 janar. Përjashtim bëjnë ata që duhet të lëvizin për arsye shëndetësore apo pune”, tha ministrja.

“Edhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve do të kufizohet në këtë fashë orare”, shtoi Manastirliu.

Gjithashtu, ministrja njoftoi pezullimin e fluturimeve me Anglinë nga nesër, deri në 6 janar, duke shtuar se “rikthehet karantina 14-ditore për qytetarët që vijnë nga ky vend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme