Kërkimet në Liqenin e Batllavës po vazhdojnë ende, pasi dyshohet se një 25-vjeçar është mbytur gjatë ditës së djeshme rreth orës 13:00.
Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, i riu është parë duke hyrë në ujë, por nuk ka dalë më në sipërfaqe.
Ai kishte qenë duke lundruar me një barkë së bashku me familjen e tij, ndërsa dyshohet se më pas ka vendosur të notojë.
“Kanë kaluar mbi 24 orë nga ngjarja, ndërsa kërkimet po vazhdojnë pa ndërprerje në Liqenin e Batllavës”.