Prej korrikut Kosova me standarde të reja të menaxhimit të projekteve

Prishtinë | 09 Pri 2019 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi ka përfaqësuar Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës Ndërkombëtare për Menaxhimin e Projekteve (IPMA), që është mbajtur në Kopenhagë.

Në ceremoninë e IPMA-së, rektori Hajrizi ka shpalosur të arriturat e Kosovës në ngritjen e kapaciteteve njerëzore në menaxhimin e suksesshëm të projekteve në të gjitha fushat e industrive dhe certifikim e tyre.

Më pas, rektori Hajrizi dhe presidenti i IPMA-së, Jesus Martinez Almela, kanë nënshkruar kontratën e re në emër të organizatës KAM (International Professional Certification), me anë të së cilës aprovohen procedurat për zbatimin e certifikimit të personave në këtë fushë në Kosovë, tashmë sipas standardeve të reja të IPMA ICB4.

Me këtë rast, rektori i UBT-së, njëherësh edhe themelues dhe president i organizatës KAM, prof.dr Edmond Hajrizi, ka thënë se standardet fokusohen në tri grupe të kompetencave: njerëz, praktika dhe perspektivë, teksa janë vendosura edhe kriteret për Agile Leadership.

“Këto standardeve do të fillojnë aplikimin prej muajit korrik të këtij viti, duke bërë që Kosova të hyjë në mesin e 71 vendeve të botës, si shtet që i plotëson dhe aprovon kriteret ndërkombëtare”, potencoi rektori i UBT-së, njëherësh edhe themelues dhe president i organizatës KAM, prof.dr Edmond Hajrizi.

Rektori Hajrizi është angazhuar dhe ka krijuar organizatën KAM, përmes së cilës, Kosova në mesin e 71 vendeve të botës ka arritur të hyjë në IPMA, me qëllim të zbatimit dhe të kritereve të reja ndërkombëtare.Attachments area

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme