Prej pesë vjetësh, ambulancat e 3 fshatrave pa staf mjekësor

Prishtinë | 26 Maj 2018 | 09:08 | Nga

Banorët e fshatrave Smallush, Banullë dhe Babush të Komunës së Lipjanit prej më shumë se pesë vjetësh po përballen me mungesë të mjekut, megjithëse në këto fshatra janë të ndërtuara Ambulancat e Mjekësisë Familjare, të cilat i plotësojnë kushtet teknike.

Në këto AMF janë të punësuar vetëm stafi i infermierëve dhe teknikët për mirëmbajtjen e objekteve, ndërkohë komuna nuk ka mundur të gjejë mundësi buxhetore për punësimin e mjekëve.

Një gjendje e tillë për këto AMF është trashëguar edhe nga ish-qeverisja e kaluar e PDK-së në Lipjan para vitit 2013, mirëpo banorët kanë thënë se deri tashti është dashur të bëhej një zgjidhje për punësimin e mjekëve familjarë, shkruan sot Koha Ditore.

Besart Banulla, banor nga fshati Banullë, ka thënë se Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Lipjanit duhet ta planifikojë buxhetin për punësimin e një mjeku familjar, derisa banorët po e vuajnë mungesën e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme