Që nga e enjtja, është hapur për qarkullim për vetura një korsi e rrugës “Xhorxh Bush” në Prishtinë. Hapja është bërë vetëm deri tek hyrja kryesore e Parkingut nëntokësor, raporton Ekonomia Online.
Në rrugë është bërë sinjalizimi deri te hyrja kryesore e parkingut.
Ndryshe, ky vendim për hapje do të jetë i përkohshëm, në mënyrë që të lehtësohet hyrja në parkingun nëntokësor.
Mundësia e qarkullimit me automjete në këtë pjesë të sheshit pritet jetë derisa të nisin punimet e sheshit.