Prekazi publikon listën e Kosovës U21 për ndeshjet e qershorit

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 15:50 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar listën e lojtarëve U21 me të cilët do të luaj kundër Andorës e Turqisë, raporton Ekonomia Online .

Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë mysafire e Andoras më 6 qershor ndërsa me 11 do të pres ekipin U21 të Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Rafet Prekazi, tha se ekipi që do të luajë në këto dy ndeshje është i përbërë nga lojtarë të rinj dhe vetëm 2 prej lojtarëve janë nga gjenerata e kaluar.

Prekazi e publikoi listën me ndryshime. Alfred Ajdareviq është ftuar për herë të parë, ndërsa Lirim Kastrati i bashkohet ekipit U21 nga Kombëtarja seniore.

Ajdareviq, i cili më parë ka luajtur edhe me Suedinë e Shqipërinë, ditë më parë zgjodhi t’i bashkohet Kosovës.

 “Të gjithë janë të rinj, janë 6 lojtarë të vitit 2000, është edhe një 7 i cili është i lënduar, presim që kjo gjeneratë të jep më të mirën nga vetja, kjo ka qenë moto e gjeneratës së kaluar do të vazhdojmë edhe me këtë gjeneratë. Ka pasë disa probleme në kualifikime, kam pasë gjenerata e kaluar në 4-shen e fundit asnjë s’ka qenë 21 vjeçar, tani janë disa probleme jo si ma herët sepse paraqitja e mirë e 21-shave tash është ma lehtë me komuniku dhe tash keni me lojtar punë ma lehtë”,  tha Prekazi.

Ai nuk pranoi të jap ndonjë rezultat para ndeshjes, por tha se ka besim tek lojtarët.

“Nuk jam prej trajnerëve që dha rezultat sepse është komponimi i ekipës, kërkoj publikisht prej juve mbështetje dhe ndihmë, për pikë asnjëherë nuk flasë, kam besim te këta djem që kanë me jep maksimumin, një e sigurt kanë me jep maksimumin nuk ka justifikime, por vetëm rezultate”, tha Prekazi.

Prekazi në këtë konferencë tregoi se lista e prezantuar sot nuk është përfundimtare pasi ka lojtarë që janë të lënduar edhe pse ka qenë në plan që të startojnë në lojë.

“Kur është rasti i Zekës, kjo listë nuk është përfundimtare por për këto 2 ndeshje, ai ka në lëndim edhe 3, 4 lojtar që kanë qenë të planifikuar për lojë janë të lënduar. Përveç Arton Zekaj është edhe Meriton Kastrati i lënduar, por do të jetë i gatshëm për shtator.

Trajneri i Kombëtares U21 tha se tani asnjë skuadër nuk na nënçmon siç ka ndodhur para 2 vjetëve, sepse tani ka talent individual dhe se në këto ndeshje lojtarët do të jenë të motivuar për fitore.

 “Motivimin që e kemi me lojtar e bëjmë brenda ata që japin deklarata para ndeshjes, në letër të gjithë janë favorit , por në fushë është diçka tjetër, por të jeni të sigurt se në këtë ndeshje do të luajnë lojtarë të motivuar”, tha ai, raporton EO.

Prekazi tha akoma nuk ka vendosur për kapitenin e ekipit dhe kjo do të vendoset para udhëtimit në Andorë.

Të ngjashme