Prekëse: Fëmija dyvjeçar qëndron mbi babanë e plagosur që e mbrojti nga sulmi në Zelandë të Re

Prishtinë | 18 Mar 2019 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Një fëmijë është parë duke iu ngjitur babait të tij për të parë nëse ishte gjallë, pasi ai u qëllua disa herë për ta mbrojtur atë nga terroristi në Christchurch.

Në foto shihet fëmija teksa ka vdensour njërën dorë në zemrën e babait dhe e shikont në sy për të parë nëse po jepte shenja jete.

Imazhi u mor nga një video e sulmit e cila tregonte viktimat e shpërndara të mbuluara me gjak.

Zulfirman, i njohur si Jul, i cili shkoi në Zelandën e Re me familjen e tij nga Indonezia vetëm dy muaj më parë, shpëtoi jetën e djalit duke kërcyer mbi të kur nisën të shtënat.

Fëmija me emrin Averroes u godit në këmbë, ndoshta nga plumbat që u godit babai i tij.

Gruaja e Zulfirman, Alta Marie, tha se djali dhe burri i saj po shërohen.

Ajo shkroi në Facebook: “Burri im e mbrojti djalin tonë, gjë që bëri të merrte shumicën e plumbave dhe lëndimeve. Ai është në gjendje të qëndrueshme pasi një operacioni të gjatë”.

Të ngjashme