Presidenti austriak: E mbështesim liberalizimin e vizave për Kosovën

Prishtinë | 16 Nën 2022 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka thënë se mbështet liberalizimin e vizave për Kosovës, si dhe rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka theksuar se Kosova duhet të punojë sa më shumë që të ketë rezultate sa më të mira në procesin e dialogut.

“E mirëprita presidenten Vjosa Osmani sot. Patëm diskutime të sinqerta dhe të gjera për sfidat aktuale, zhvillimet dhe marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe Austri-Kosovë”.

“Austria e mbështet plotësisht Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian duke përfshirë liberalizimin e vizave. Është edhe më e rëndësishme që Kosova të bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme për të arritur rezultate pozitive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Van der Bellen

Të ngjashme