Presidenti Begaj në vizitën e parë në Kosovë, Osmani e pret me ceremoni shtetërore

Prishtinë | 15 Gus 2022 | 10:03 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj së bashku me një delegacion shoqërues të presidencës po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, me rastin e fillimit të mandatit të tij, raporton Ekonomia Online.

Presidentja Osmani e ka pritur presidentin Begaj me ceremoni të lartë shtetërore.

Pas ceremonisë së pritjes, presidentja Osmani zhvillon takim me presidentin e Begaj, si dhe në fund të takimit do të kenë deklaratë të përbashkët për media.

Më pas president Begaj do të takohet edhe me kryparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.

Të ngjashme