Presidenti Biden: Populli i Kosovës është në zemrën e familjes sime

Prishtinë | 01 Gus 2021 | 19:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tha se është krenar me arritjet e Kosovës, por theksoi se duhet bërë ende punë në sundimin e ligjit, raporton Ekonomia Online.

Këtë e tha përmes një video-mesazhi me rastin e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden, nga presidentja Vjosa Osmani.

Ai tha se familja Biden ndjehet mirënjohës për të gjithë njerëzit e Kosovës me të cilët Beau ra në dashuri me ta.

“Sundimi ligjit, dhe sistemi i gërryer por jam krenar me të ardhmen tuaj e për këtë arsye jam i përkushtuar për të punuar për Kosovën, por dua të ju përgëzoj për angazhimin dhe përparimin tuaj ndër vite, duhet punë akoma më shumë që të luftohet korrupsioni dhe të sjellët demokracia”.

“Beau ka besuar aq thellë në pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Si avokat në kuadër të Departamentin Amerikan të Drejtësisë ai ishte vullnetar që të shkoj Kosovë dhe ta jap kontributin për pavarësinë dhe demokracinë tuaj por mbi të gjitha sundimin e ligjit”.

“Jam i lumtur të shoh vaksinën në vendin tuaj, dozat do vinë brenda javësh njëherë në emër të familjes time dhe tërë familjes Biden faleminderit, populli i Kosovës është në zemrën e familjes Biden”, tha Biden në video-mesazh.

Të ngjashme