Presidenti çek, Milos Zeman ka folur përsëri për iniciativën e tij për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
I ftuar në “TV Barandov”, Zeman ka thënë se propozimi i tij për tërheqje të njohjes do të diskutohet në takimin e Politikës së Jashtme Çeke që mbahet në tetor, shkruan lajmi.net.
Zeman ka shkuar edhe më larg duke thënë se duhet të përmirësohen gabimet e 2008-tës, kur Çekia e kishte njohur pavarësinë e Kosovës.
“Në këndvështrimin tim, duhet të përmirësohet gabimi i bërë nga Qeveria në 2008-tën, ku nuk u respektu rezoluta e përfaqësuesve të Kuvendit të Çekisë, të cilët votuan kundër njohjes së Kosovës”, tha ai.
Sipas tij, qeveria e udhëhequr atë kohë mga Mirek Topolanek, bëri një gabim që duhet të përmirësohet.
Kujtojmë se e gjithë çështja me çnjohjen e Kosovës nga Çekia nisi me vizitën e presidentit çek, Milos Zeman në Beograd.
Tash e një kohë, kjo temë është aktuale në mediat serbe, çeke e kosovare.
Nga MPJ nuk kanë pasur një reagim definitiv, mirëpo se kanë thënë se çështja e njohjes nga Çekia është temë e mbyllur.