Presidenti dekreton Ligjin për Obiliqin

Prishtinë | 26 Dhj 2016 | 21:26 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka nënshkruar Ligjin për Obiliqin, i cili u miratua ditë më parë nga Kuvendi i Kosovës.

Dekretimin e ligjit e ka përshëndetur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sipas të cilit, me këtë ligj, krahas përfitimeve financiare, komuna e Obiliqit tani do të ketë mundësi edhe që të zhvillojë politika për mbrojtjen e ambientit dhe shëndetit publik.

“I gëzuar me dekretimin e Ligjit për Obiliqin. Jam i lumtur që Kuvendi i Kosovës ka nxjerr një ligj, nga i cili do të përfitojnë qytetarët e zonës së rrezikuar atje. Përpos përfitimeve financiare, Komuna e Obiliqit do të ketë mundësi që të zhvillojë politika për mbrojtjen e ambientit dhe shëndetit publik, për ç’gjë tash kemi më së shumti nevojë”, ka shkruar Veseli, në faqen e tij në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme