Amazona është konsideruar si mushkëria e planetit, pylli tropikal i saj filloi të digjet gushtin që lamë pas duke shkaktuar jo pak dëme.
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro ka akuzuar vazhdimisht por pa pasur fakte konkrete aktorin e njohur Hollywoodian, Leonardo Di Caprio, për çështje që kanë lidhje me financimin e djegies së pyjeve të Amazonës.
Presidenti Bolsorano është zotuar se do të dëbojë nga Brazili organizatat joqeveritare për mbrojtjen e mjedisit. Në një deklaratë të tij të premten ai është shprehur “Ky Leonardo Di Caprio është djalë i mirë apo jo?” Ai jep të hodha që amazona të digjet.
Kjo akuzë e presidentit brazilian erdhi pas një postimi të tij në Facebook ku e akuzonte sërish pa fakte Leonardon.
“Leonardo Di Caprio, djalli e marrtë, ti je duke bashkëpunuar për djegien e Amazonës”, është shprehur Bolsorano.
Duke shtuar se aktori me famë botërore është pjesë e një fushatë ndërkombëtare kundër Brazilit.
Akuzat e presidentit ndaj Di Caprios janë shtuar akoma më shumë pas arrestimit të 4 zjarrfikësve të martën, të cilët janë akuzuar për zjarrvënie të qëllimshme për të rigjeneruar para për një organizatë jo qeveritare ndërkombëtare.
Prestigjiozja “The Guardian”, shkruan se kur zjarret e Amazonës u përhapën masivisht në muajin gusht, Leonardo premtoi se me anë të fondacionit të tij do të dhuronte 5 milionë dollarë amerikan për shpëtimin e katër pyjeve më të rëndësishme për ekosistemin e Amerikës Jugore.