Presidenti i FIFA-s: Po e shqyrtojmë mbajtjen e Kupës së Botës çdo dy vite

Prishtinë | 09 Sht 2021 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Gianni Infantino, president i FIFA-s, ka hapur disa tema intriguese në një takim në Doha të Katarit.

Infantino dhe drejtuesit e FIFA-s ndodhen në Doha, ku organizata e futbollit po kryen një pjesë të studimit të saj se sa është e realizueshme dhe praktike mbajtja e Kupës së Botës çdo dy vjet.

Megjithëse një ide e tillë shpejt fitoi shumë rivalë nga anëtarët UEFA-s, Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Infantino ka thënë se: “Po studiojmë kalendarin dhe po konsultohemi me të gjithë”.

“Në të gjithë këtë, ne kryesisht duam të dëgjojmë zërin e vetë protagonistëve, lojtarëve dhe trajnerëve. Në fillim, nuk do të doja të refuzoja asgjë si ide”.

Kundërshtarë të shumtë të kësaj ideje, kryesisht nuk duan të bëjnë diçka krejtësisht të zakonshme nga diçka e veçantë, siç është Kupa e Botës, e cila mbahet çdo katër vjet.

Infantino përmendi gjithashtu mbushjen e kalendarit të futbollit.

“Ka shumë ndeshje të pakuptimta dhe kalendari aktual ka arritur kufijtë. Ky lloj orari është i paqëndrueshëm. Ne duhet të kemi një sistem unik, i cili do të dallojë në mënyrë domethënëse klubin nga ndeshjet e ekipit kombëtar”, ka thënë kreu i FIFA-s. /Telegrafi

Të ngjashme