Presidenti i Hondurasit infektohet me Coronavirus

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernandez, është diagnostikuar me koronavirus, është duke marrë trajtim dhe do të punojë nga shtëpia.

Lajmin e bëri të ditur vetë politikani në orët e vona të së martës.

“Si president i kombit dhe si qytetar i përgjegjshëm, dëshiroj të tregoj se gjatë fundjavës fillova të mos ndihem mirë dhe sot jam diagnostikuar si i infektuar me Covid-19”, tha Hernandez gjatë një deklarate të transmetuar në televizion.

“Ata më kanë rekomanduar të pushoj, por unë do të vazhdoj të punoj nga distanca dhe përmes ndihmësve të mi”, shtoi presidenti i vendit që shtrihet në Amerikën Qendrore.

Ai shtoi se ka simptoma të lehta, ka filluar të marrë trajtim mjekësor dhe është duke u ndier më mirë.

Me virusin e ri janë infektuar edhe bashkëshortja e presidentit të Hondurasit dhe dy ndihmës të tij. Gruaja e tij, Ana Garcia, nuk ka simptoma dhe do të qëndrojë në vetizolim në shtëpi.

Ndryshe, Hondurasi deri më tani i ka regjistruar 9,656 persona të infektuar dhe 330 viktima./ln

Të ngjashme