Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka bërë një vizitë të papritur në Kiev, ku përmes një postimi në Twitter tha se ai ishte “në zemër të një Evrope të lirë dhe demokratike”.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përshëndeti vizitën e Michel, duke e cilësuar atë si një mik të madh të Ukrainës.
Ai falënderoi presidentin e Këshillit Evropian për “takimin domethënës”, duke shtuar se u diskutuan sanksionet kundër Rusisë, mbrojtja dhe mbështetja financiare për Ukrainën.
Vizita e Michel pason një udhëtim në kryeqytetin ukrainas muajin e kaluar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Disa liderë perëndimorë kanë vizituar gjithashtu së fundmi Ukrainën dhe kanë zhvilluar takime me Zelenskin.