Presidenti i PE-së: Askush në Evropë nuk do të njohë pavarësinë e Katalonjës

Prishtinë | 28 Tet 2017 | 09:47 | Nga

Askush në Bashkimin Evropian nuk do të njohë votën e Parlamentit katalanas për shpalljen e pavarësisë, deklaroi në “Twitter” presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.

Tajani theksoi se “shpallja e pavarësisë është në kundërshtim me shtetin e së drejtës, kushtetutën e Spanjës dhe statusin e autonomisë së Katalonjës, të cilat janë pjesë e rendit ligjor të Bashkimit Evropian”.

Parlamenti i Katalonjës miratoi sot një rezolutë duke deklaruar se rajoni bëhet një shtet i pavarur duke marrë formën e një Republike, para këndimit të himnit indipendentist, në mungesë të opozitës.

Menjëherë pas kësaj vote senati spanjoll autorizoi qeverinë e Mariano Rajoy për të marrë masat për heqjen e autonomisë së Katalonjës, që nënkupton shkarkimin e drejtuesve separatistë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme