A do të largohet apo do të qëndrojë Mbappe në “Parkun e Princave”? Kjo është çështja që po përfolet shumë në mediat evropiane.
Së fundmi, është presidenti i Paris Saint-Germain i cili ka treguar për të ardhmen e yllit francez.
“Kylian Mbappe do të qëndrojë në PSG, sigurisht” – tha Nasser Al Khelaifi për El Chiringuito.
Mbetet të shihet deri në fund të sezonit se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e njërit prej futbollistëve më premtues në botë.