Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka marrë një dozë përforcuese të vaksinës ruse Sputnik Light kundër COVID-19, sipas mediave shtetërore.
69-vjeçari u vaksinua me vaksinën e parë Sputnik V, më 23 mars dhe të dytën më 14 prill, megjithëse në atë kohë ai refuzoi të tregonte se cilën vaksinë kishte marrë, shkruan BBC.
“Unë u rivaksinova dy orë më parë. Nuk ndjej asgjë. Jam në gjendje normale. Gjithçka është në rregull,” u tha Putin gazetarëve.
Vetëm 44% e popullsisë së Rusisë është pjesërisht e vaksinuar kundër COVID-19, me rreth 37% që besohet se është plotësisht e vaksinuar.