Presidenti i Serbisë i tha ambasadorit rus se angazhohet për kompromis real me Kosovën

Prishtinë | 26 Gus 2019 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë bisedës me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan Harçenko, tha se angazhohet për kompromis të vërtetë sa i përket zgjidhjes së çështjes së Kosovës, porse nuk pret shpejt vazhdimin e dialogut midis Beogradit e Prishtinës, duke pasur parasysh situatën rreth taksës së Prishtinës ndaj produketeve serbe, dhe situatën në skenën politike të Kosovës, raporton FoNet, transmeton Koha.net.

Bocan -Harçenko citohet të ketë thënë se çështja e Kosovës është me rëndësi të madhe për stabilitetin e rajonit dhe se Rusia, si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKVB është e gatshme të kontribuojë për një zgjidhje në suazat e të drejtës ndërkombëtare, citon kjo agjenci komunikatën e Presidencës së Serbisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme