Presidenti kazak takohet me Tillersonin

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 13:47 | Nga

Presidenti kazak, Nursultan Nazarbaev është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, ku ka thënë se shpreson për bashkëpunim më të ngushtë mes dy shteteve.

Nazarbaev ka folur me Tillersonin në margjinat e samitit të vendeve myslimane, ku ka marrë pjesë edhe presidenti Donald Trump, në Arabinë Saudite më 21 maj.

Zyra e presidentit kazak, ka thënë përmes një njoftimi se Nazarbaev “ka shprehur shpresën për bashkëveprimi mes Kazakisatanit dhe Shteteve të Bashkuara, do të hyjë në një nivel të ri, më cilësor të zhvillimit në shumë fusha”.

Në njoftim po ashtu thuhet se presidenti kazak dhe Sekretari Tillerson kanë diskutuar për mundësinë e forcimit të bashkëpunimit dhe kanë shkëmbyer mendimet për çështjet ndërkombëtare.

Kazakistani ka raporte të ngushta me Rusinë por gjithashtu ky shtet ka kërkuar që të ndërtojë raporte me vendet perëndimore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme