Presidenti kinez udhëton në Wuhan, atje kishte shpërthyer për herë të parë epidemia e coronavirusit

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Presidenti kinez Xi Jingping ka udhëtuar për në Wuhan, për herë të parë që kur në këtë qytet në pjesën qendrore të Kinës shpërtheu epidemia e coronavirusit, i cili më pas u përhap në mbarë botën.

Xi do të vizitojë në Wuhan mjekët, infermierët, zyrtarët publikë, ushtrinë, policët dhe vullnetarët që kanë qenë në vijën e parë duke luftuar virusin. Ai gjithashtu do të takohet edhe me pacientët dhe banorët e këtij qyteti.

Siç raporton Reuters, shkuarja e tij në këtë qytet që besohet se brenda tij filloi përhapja e virusit, po ndodh në ditët kur përhapja e virusit në këtë pjesë të Kinës është zvogëluar dukshëm, kurse në pjesë tjera të botës numri i të prekurve është duke u rritur nga dita në ditë siç është Italia, Irani dhe Koreja e Jugut.

Autoritetet kineze ka qenë cak i kritikave të shumta për mënyrën se si në fazën e hershme të epidemisë i ishin qasur coronavirusit, duke fshehur informata dhe tentuar të ulin nivelin e rrezikut – por ishin masat e rrepta përfshirë futjen në karantinë të Wuhanit në provincën Hubei që dhanë rezultate pozitive në parandalimin e përhapjes së virusit.

Në anën tjetër autoritetet lokale në provincën Hubei kanë bërë të ditur se po bëhen gati për “sistemin “e kodit shëndetësor”, me të cilin do t’ju lejohet udhëtimi qytetarëve në vendet me nivel më të ulët të rrezikut nga coronavirusi. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme