Mos suksesin e BE në Ballkan e shfrytëzojnë Kina dhe Rusia, kështu vlerëson presidenti Gjorgje Ivanov në një intervistë dhënë britanikes ‘Telegraf’.
“BE ka lënë hapur derën për ndikimin rus dhe atë kines në Ballkan, e për këtë për shkak të mos suksessit të tyre që të angazhohen dhe të investojnë në rajon, deri para do kohe nuk kemi pasur investim rus në Maqedoni, por pas tërheqjes europiane dhe mosplotësimit të premtimeve të tyre që të bëhemi pjesë e BE, ishte kjo si thirje e të tjerëve që të vijnë dhe të plotësojnë atë hapësirë”, ka thënë Ivanov, transmeton zhurnal.mk
Presidenti i Maqedonisë ka deklaruar se BE është e zënë duke menduar që në shekullin e 20 të meret akoma me imtësi, madje edhe ndikim kanë pasur emigrantët dhe krimi i organizuar.
“Tash jemi në situatë ku shfrytëzojmë paratë kineze dhe ruse për ndërtimin e koridoreve europiane që kalojnë përmes Maqedonisë, kjo është një paradoks, kjo është ajo që mendoj kur them se Europa është tërhequr dhe kjo ishte thirje për Kinën”, ka thënë Ivanov.