Presidenti Meta takoi kryetaren e Preshevës

Tiranë | 02 Gus 2017 | 16:13 | Nga

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur sot në një takim Kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Sipas një komunikate të Zyrës së tij, Presidenti Meta shprehu kënaqësinë për këtë takim me Kryetaren e Komunës së Preshevës, si dhe vuri në dukje interesimin e tij të vazhdueshëm, ndaj problemeve dhe kërkesave për zgjidhje, të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Preshevës dhe shqiptarëve të Luginës në përgjithësi.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi mes bashkive të ndryshme të Shqipërisë me Komunën e Preshevës dhe realizimi i projekteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me jetën kulturore, arsimore, sportive, si dhe me zhvillimin ekonomik të Preshevës.

Ndër të tjera, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e madhe që ka integrimi i shqiptarëve në të gjitha nivelet e administratës vendore dhe qendrore në interes të garantimit të së drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Zonja Ardita Sinani, në emër të qytetarëve të Komunës së Preshevës i uroi Zotit Meta suksese në detyrën e lartë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme