Presidenti zgjedhur francez, Emmanuel Macron, është vënë nën kritika të ashpra pasi ka festuar fitoren e tij zgjedhore me balerina seksi, pavarësisht se pretendon të jetë një “feminist i madh”.
Votuesit francezë dolën në rrugët e Parisit për të festuar fitoren, por shumë u zemëruan nga mënyra se Macron zgjodhi të shijonte fitoren e tij, raporton “Daily Mail”
Ndërkohë që mbështetësit e kënaqur u mblodhën në muzeun e famshëm të Luvrit, Presidenti i ri solli një varg balerinash seksi që ishin (zh) veshur me kostume ekzotike, shkruan Syri.net. Videot e festimeve tregojnë dhjetëra balerina që ngjiten në skenë dhe fillojnë të kërcejnë me lëvizje jashtëzakonisht seksi.
Por kjo nuk u ka pëlqyer aspak shumë prej të pranishmëve, sidomos femrave që janë ndjerë të fyera dhe të zhgënjyera nga Macron, i cili është shprehur gjithnjë kundër referimit të femrave si objekt seksual.
Pyesim veten si i ka pritur këto skena bashkëshortja e tij.