Saint-Etienne u mund 0-4 nga Monaco, vuajti përjashtimin me karton të kuq të portierit pasi protestoi te anësori dhe pa se si Presidenti, Roland Romeyer, humbi toruan dhe zbriti në fushë për t’i kërkuar shpjegime arbitrit.
Goli i tretë i monegaskëve, i shënuar në pozicion jashtë loje, nisi rrëmujën. Presidenti hyri në fushë dhe u sul drejt arbitrit, por ishte trajneri i skuadrës ai që e mbajti, transmeton “Tch”.
Në fund, Monaco mori trepikëshin për të vazhduar luftën për titull me PSG.