Drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, është takuar me presidentin e Senatit të Mbretërisë së Jordanisë, Faisal El-Fayez, me të cikin ka diskutuar për decentralizimin. Në kuadër të konsulencës së NDA-së, Tahiri ka prezantuar plan-veprimin dhe agjendën për procesin e decentralizimit.
Faisal El-Fayez ka qenë edhe drejtor shumë vjeçar i kabinetit të Mbretit të Jordanisë.
Postimi i plotë i Tahirit:
“Sot, pata nderin të takojë SHTZ Faisal El-Fayez, Presidentin e Senatit të Mbretërisë së Jordanisë.
Në takim prezantova gjetjet dhe rekomandimet e mia për procesin e decentralizimit në Mbretërinë e Jordanisë. Gjatë diskutimit u dakorduam që ky proces është shtylla kryesore e reformave politike në Jordani.
Paraprakisht, SHTZ Faisal El-Fayez, ka qenë kryeministër dhe kryetar i parlamentit jordanez”.