Presidenti sirian, Bashar al-Assadi, ka akuzuar Presidentin turk, Tayyip Erdogan, si nxitës kryesor i konfliktit mes Armenisë dhe Azerbejxhanit në zonën e Nago-Karabakut.
Këto deklarime, Assad i ka bërë për agjencinë e lajmeve RIA, të Rusisë, transmeton Reuters.
Turqia ka shprehur solidaritetin dhe përkrahjen ndaj forcave azere ndërsa Armenia ka një pakt me Rusinë.
Luftimet mes Armenisë dhe Azerbejxhanit kanë filluar që nga 27 shtatori ndërsa si konflikt, është aktual që nga vitet 1990.
Këto kanë nxitur shqetësimin ndërkombëtar se fuqitë e tjera rajonale, mund të tërhiqen në konflikt.