Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar veprimtarin Enver Topalli në njëzet vjetorin e rënies së tij, me urdhrin Hero i Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se heroin Enver Topallin e kanë frymëzuar dy personalitete shumë të rëndësishme, veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi dhe Rexhep Mala, i burgosur politik.
I pari i vendit ka folur edhe për Rezolutën për Gjenocidin Serb që Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të premten.
“Duke marrë parasysh kontribuon e madh të veprimtarit e t idealet për të cilat u burgos, si president kam marrë vendim që të nderohet me urdhrin “Hero i Kosovës”. Sot me nderimet më të larta shtetërore po kujtojmë atdhetarin e shquar të lëvizjes kombëtare të dy dekadave të fundit Enver Topallit. Enver topalli u përket veprimtarëve tipik të viteve 80. Viti 1981 kishte bërë kthesë historike për kombin”.
“Këtë brez më së miri e përkufizoi profesori Ukshi Hoti edhe vet i burgosur në ato vite. Shquheshin për veprimtarët e disiplinuar të etje për dije, njerëz të sinqertë dhe me edukatë të lartë kombëtare. Intervenimi brutal i forcave serbe e kishte bërë më të qartë elemtnin patriotik për ë mos u pajtuar me forcën shtypëse të Millosheviqit”.
“Si shumë veprimtarë të asaj kohe edhe e t frymëzohej nga lëvizjet e fshehta atdhetarë që kishin vepruar edhe më herët. Zhvillimet politike kërkonin krijimin e Një force të përbashkët dhe shkrirjen në një lëvizje të përbashkët. Enver Topallit me kohë ishte i vetëdijshëm për nevojën e bashkimi të të gjithëve për këtë lëvizje për këtë arsye ai qëndron në botën e jashtme për të forcuar grupet e tilla atdhetare. Enver Topalli ishte i frymëzuar në dy personalitetet Adem Demaci dhe Rexhep Mala”.
“Pas burgosjes Enver Topalli para trupit gjykues shfaqi idetë e tij patriotike dhe mbrojti idenë për lirinë e Kosovës. Enver Topalli edhe në vitet ’90 e vazhdoi veprimtarinë e tij atdhetare ai bie në sy si veprimtar i pandalshëm”.
“Enver Topalli arrestohet disa herë edhe gjatë viteve 90 për tu burgosu në 98 kur në Kosovë filloi luftë e hapur. Fatkeqësisht më 19 maj 99 vritet në burgun e Dubravës. Të burgosurit shqiptarë vriten në mënyrë më mizore brenda burgut me duar të hidhura. Sot duke kujtuar Enver Topalli kujtojmë ë gjithë të burgosurit që u vranë e keqtrajtuan në burgun e Dubravës”.
“Krimi në burgun e Dubravës është ndër krimet më të rënda nga serbët. Kemi prë këto ditë si po trajtohen krimet serbe por askush edhe pas njëzet vitesh ekzekutorët e krimeve nuk dolën para drejtësisë prandaj me të drejtë kuvendit nxori rezolutën që dënon gjenocidin në Kosovë. Kjo ishte përgjigja më e mirë e institucioneve të Kosovës për pretenduesit e mohuesve të krimit dhe kryesit e krimeve që kanë kryes në Kosovë”.
Ilir Topalli djali i veprimtarit Enver Topallit tha se emri i babait të tij tani është i lartë si hero i Kosovës, raporton EO.
“…babin tonë e njohëm më parë si prind ndërsa të gjithë ju e kishit njohur për më shumë. Zëri i babë Enverit ishte i lartë sikundër edhe tani jehona e emrit të tij”.
Profesori Ramë Buja tha se Enver Topalli nuk kishte rreshtur asnjëherë së përgatituri për lirinë e Kosovës.
“Ka njerëz edhe sot që mendojnë që lufta nga UÇK ndodhi rastësisht e aksidentalisht. E vërteta është se asaj i është dashur kohë e mund për të arritur te ajo ditë kur u themelua dhe doli publikisht. Enveri me shokë nuk reshten së vepruari asnjë çast për të ardhur te kjo ditë e UÇK”.