Presidenti Thaçi uron Vitin e Ri, në mesazhin e tij zë vend edhe mosliberalizimi i vizave (Video)

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të moteve.

Thaçi përmes një video-mesazhi të ndarë në llogarinë e tij zyrtare në facebook, ka përmendur edhe çështjen e liberalizimit të vizave duke qenë se edhe në këtë vit kosovarët nuk gëzojnë të drejtën e udhëtimit të lirë.

Urimi i plotë i presidentit:

Viti që po e lëmë pas ishte viti i 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës. Ky ishte dhe momenti për të kujtuar rrugëtimin tonë në këto dy dekada. Kosova si shtet u konsolidua në rrafshin nacional dhe atë ndërkombëtar.

Kosova sot është kontribuuese e paqes në rajon e bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë.

Me synime të qarta për integrime euroatlantike.

Qytetarët e Kosovës jetojnë sot më mirë sesa kurdo herë më parë. Kosova është demokraci funksionale ku të gjithë qytetarët e saj pa dallim etnik po dëshmojnë vlera të përbashkëta.

Organizimi i zgjedhjeve dhe pranimi i rezultateve është bërë kulturë për ne dhe shembull për gjithë rajonin.

Kosova është mirënjohëse për kontributin e madh të bashkësisë ndërkombëtare të SHBA dhe Shteteve të Europës dhe të gjithë miqve.

Të arriturat e Kosovës janë të arritura tona të përbashkëta. E kaluara jonë por edhe e ardhmja jonë është në botën perëndimore.

Rrënjët tona historike kulturore dhe politike janë të lidhura me vlerat euroatlantike. Kosova ka qenë dhe vazhdon të jetë kampione e mbrojtjes së vlerave dhe civilizimit perëndimor. Udhëtimi i Kosovës përballet edhe me vështirësi e pengesa të padrejta.

Ne ende nuk e gëzojmë të drejtën e lëvizjes së lirë përkundër përmbushjes së të gjitha kritereve për liberalizimin e vizave.

Është një vonesë e pajustifikueshme e Bashkimit Europian por asgjë sdo të mund ta ndryshojë përcaktimin për aleancat dhe partneritetin ndërkombëtar.

Të dashur qytetarë në këtë natë të ndërrimit të moteve, secilit prej nesh i duhet edhe më shumë solidaritet për njëri –tjetrin.  Kemi nevojë për ta ushqyer më shumë konsideratën për njëri-tjetrin në rrafshin njerëzor, pa dallim etnie, regjioni dhe statusi social.

Na duhet më shumë dashur, mbi të gjitha lumturi familjare dhe respekt njerëzor.

Na duhet të çmojmë të mirat që kemi mos të harrojmë të tashmen duke shikuar në të ardhmen e sigurt. Duke besuar në vlerat tona dhe synimet në ëndrrat tona si individ dhe si shoqëri.

Uroj që viti 2020, të jetë i mbarë për ju familjet tuaja dhe Republikën e Kosovës.

Urime e Gëzuar Viti 2020.

Urime viti 2020!

Të dashur qytetarë,Në këtë natë të ndërrimit të moteve secilit prej nesh i duhet edhe më shumë solidaritet dhe konsideratë për njeri-tjetrin në rrafshin njerëzor, pa dallim etnie, religjioni dhe statusi social.Na duhet më shumë dashuri dhe mbi të gjitha lumturi familjare dhe respekt njerëzor. Na duhet t’i çmojmë të mirat që kemi.Të mos harrojmë të tashmen, duke shikuar në të ardhmen.Duke besuar në vlerat tona, në synimet dhe ëndrrat tona si individë dhe si shoqëri, uroj që viti 2020 të jetë i mbarë për ju, familjet tuaja dhe Republikën e Kosovës.Urime viti 2020! HTH

Gepostet von Hashim Thaçi am Dienstag, 31. Dezember 2019

Të ngjashme