Presidenti Trump mban sot një fjalim drejtuar vendit

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të mbajë të martën në mbrëmje një fjalim drejtuar vendit, ku do të asë për “krizën humanitare dhe të sigurisë
kombëtare” që po përjeton vendi në kurin prej 3 mijë e 200 kilometrash mes SHBA dhe Meksikës.

Të enjten Presidenti ka në plan të vizitojë kurin e Shteteve të Bashkuara me Meksikën, ku pritet të theksojë kërkesën e tij për murin kutar.

Demokratët, të cilët tani kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, kanë në plan ta shtojnë presionin ndaj Presidenti Trump dhe ligjvënësve republikanë për rihapjen e qeverisë.

Trump thotë se janë të nevojshme për sigurinë kutare më tepër se 5 miliardë dollarët që ai kërkon. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders, tha të hënën përmes një tweet-i, se Presidenti Trump do ta shfrytëzojë vizitën e së premtes “për t’u takuar me ata që janë në frontin e parë të sigurisë kombëtare dhe të krizës humanitare”.

Ndërsa qeveria vazhdon të jetë pjesërisht e mbyllur, prej 17 ditësh, qindra mijëra punonjës federalë punojnë pa u paguar. Mbyllja e qeverisë ka prekur drejtpërdrejt jetën e amerikanëve të thjeshtë.

Trump ka ofruar ndërtimin e murit me Meksikën, jo më me beton, por me shufra çeliku, duke e cilësuar këtë veprim si një lëshim që ai i bën
demokratëve, që janë kundër ndërtimit të murit. “ata nuk duan beton, atëherë ne u ofrojmë një barrierë prej çeliku”, tha ai.

Por demokratët e kanë bërë të qartë, se ata e shohin ndërtimin e murit si një veprim të pamoralshëm dhe të paefektshëm dhe se preferojnë mënyra të tjera për të shtuar sigurinë kutare.

Në të gjithë Shtetet e Bashkuara, shumë operacione të qeverisë federale vazhdojnë të jenë të mbyllura ose punojnë me personel të reduktuar. Në Uashington, nuk duket asnjë shenjë se do të ketë një marrëveshje për t’i dhënë fund mbylljes. As Presidenti Trump dhe as demokratët nuk lëshojnë pe.

“Nëse nuk gjejmë një zgjidhje, kjo do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Në këtë pikë nuk do të ketë asnjë lëshim,” tha Presidenti Trump.

“Nuk do të bëjmë mur. Kushdo që ka ndonjë dyshim për këtë, ne nuk do të bëjmë mur”, tha Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve.

Presidenti Trump këmbëngul se mbyllja do të vazhdojë derisa demokratët të ndryshojnë mendim: “Ne duhet të ndërtojmë një mur ose një pengesë. Pengesa ose muri mund të jenë prej çeliku në vend të betonit nëse kjo ndihmon… Është për sigurinë e vendit tonë. Bëhet fjalë për ndalimin e trafikantëve, të drogave. Pra, duhet të kemi një mur. Nuk kemi zgjedhje tjetër”.

Mesazhi i demokratëve ndaj Presidentit është: mos prisni gjë nga ne.

“Muri midis vendeve është diçka e pamoralshme. Është një mënyrë e vjetër e të menduarit. Nuk është as eçente si shpenzim”.

Javën e kaluar, demokratët përdorën shumicën e tyre të re në Dhomën e Përfaqësuesve për të kaluar një projekt-ligj shpenzimesh që parashikonte rihapjen e qeverisë dhe nancimin përkohësisht të sigurisë së kurit, por jo një mur.

Republikanët, të cilët kanë shumicën në Senat, refuzuan të votonin. Takimet e përsëritura midis udhëheqësve të kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë nuk e kanë zhbllokuar gjendjen.

“Ne duam të kthehemi në punë. Kemi fatura për të paguar”, tha Marilyn Carrothers, punonjëse federale. Qindra mijëra punonjës të qeverisë po qëndrojnë në shtëpi ose punojnë pa pagesë.

“Deri tani kemi pasur paratë e kursyera, por nëse kjo vazhdon, kursimet do të mbarojnë”, tha Marilyn Carrothers. Presidenti Trump tha se punonjësit federalë do t’i përshtaten situatës:

“Shumë nga ata njerëz që nuk po marrin pagë pajtohen 100 për qind me atë që po bëj”, tha ai. Anketat tregojnë se amerikanë fajësojnë më tepër presidentin sesa demokratët për mbylljen e qeverisë. Shumica e tyre thonë se nuk e mbështesin nancimin e murit kutar.

Ndërkaq, demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve thonë se po përgatisin projektligje për nancimin e buxheteve të secilës agjenci qeveritare veç e veç. Përparësi kryesore janë Departamenti i Thesarit dhe Agjencia e Mbledhjes së Taksave.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme