Partia e parë e dalë nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, Lëvizja Vetëvendosje do të duhet që të propozojë një mandatar të ri, pas mocionit që e rrëzoi qeverinë në krye me Albin Kurtin. Mirëpo, në këtë parti thonë se përgjigjen do ta dërgojnë në një kohë të përshtatshme.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi vendosi për të mos e çuar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, pas takimit që pati me të gjithë krerët e partive në vend.
Për këtë, ia nisi një letër kreut të Qeverisë në detyrë, Albin Kurtit nga i cili kërkoi që si shef i Vetëvendosjes të bëjë propozimin e emrit të ri për mandatar.
Megjithatë, nuk dihet se kur presidentit do të i kthehet përgjigja, pasi që vetë kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se kjo do të ndodhë në një kohë të përshtatshme.
“Sidoqoftë, ne do t’i përgjigjemi, në një moment të përshtatshëm, në këtë kohë virusi”, shkroi Kurti në Facebook, pas publikimit të letrës.
Se nuk kanë ndonjë afat të planifikuar për përgjigje e kanë deklaruar edhe në Vetëvendosje, shkruan Express.
“Ashtu siç kemi deklaruar edhe më parë ne do të përgjigjemi në një kohë të përshtatshme”, kanë deklaruar nga sekretariati për media.
Kushtetuta e Kosovës nuk parasheh ndonjë afat të caktuar prej kur partia e parë e dalë nga zgjedhjet duhet t’i kthejë përgjigje presidentit me emrin për mandatarit. Sapo të bëhet propozimi, atëherë fillon afati prej 15 ditësh për të thirrur seancën