Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar të gjithë besimtarët e besimit ortodoks për festën e pashkëve, njofton Klan Kosova.
“Të gjithë besimtarëve ortodoksë u shpreh urimet më të përzemërta për festën e Pashkëve”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
“Festat fetare gjithmonë kanë shfaqur ndjenjat e mirësisë, besimin në vlera pozitive religjioze, dashurinë dhe respektin e ndërsjellë mes qytetarëve tanë, pa dallim etnik”.
“Festa e Pashkëve le të kremtohet në familjet e besimtarëve me dinjitet, me lutje për lumturi, paqe dhe harmoni njerëzore”.