Presidentja e Bolivisë preket me Coronavirus: Jam e fortë, vazhdojë punën nga shtëpia

Prishtinë | 10 Kor 2020 | 19:13 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Bolivisë, Jeanine Áñez, ka rezultuar pozitive në testin e coronavirusit, por ajo thotë se po ndihet mirë dhe se do të vazhdojë punën ta kryej nga izolimi.

“Ndihem mirë, ndihem e fuqishme, do të vazhdojë të punojë nga shtëpia ime ku jam futur në izolim”, ka shkruar ajo në Twitter.

Kujtojmë që në Bolivi gjatë ditëve të fundit është rritur dukshëm numri i të prekurve të rinj me COVID-19, për këtë në këtë vend janë të ndaluara tubimet masive për të parandaluar përhapjen e mëtejme të coronavirusit.

Anez është liderja e dytë e një vendi në Amerikën e Jugut, që ka rezultuar këto ditë pozitive në testin e coronavirusit.

Ditë më parë ka rezultuar pozitiv edhe presidenti brazilian Jair Bolsonaro, i cili që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë ka qenë kundër distancimit duke e cilësuar virusin si një grip të lehtë.

Të ngjashme