Presidentja e KE-së vetizolohet me dyshimin se është prekur me Covid-19

Prishtinë | 05 Tet 2020 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë të hënën se do të vetizolohet deri të martën pasi kishte marrë pjesë në një takim me dikë që ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Jam informuar se në takimin që kam marrë pjesë të martën e kaluar, prezent ishte edhe një person i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19”, ka shkruar ajo në Twitter.

“Në përputhje me rregullat në fuqi, do të vetizolohem deri nesër në mëngjes. Kam rezultuar negative të enjten dhe jam testuar edhe sot”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme