Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian, do të realizojë një vizitë zyrtare në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila pritet të zgjasë gjashtë ditë.
Në Prishtinë, von der Leyen do të vijë të mërkurën (29 shtator), e cila pritet të flasë për situatën e krijuar në veri të vendit. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Komisionit Europian, Dana Spinant.
Vizita e saj figuron edhe në organizimin kalendarik të takimeve në uebfaqen zyrtare të Komisionit Europian.
Kryesuesja e Parlamentit të BE’së në të njëjtën ditë do të vizitojë edhe Beogradin.
Sot gjatë ditës, Bashkimi Europian ka përsëritur qëndrimin se Kosova dhe Serbia duhet të ulin tensionet dhe të zgjidhin çështjet përmes dialogut, duke e cilësuar si të vetmen platformë për t’u marrë vesh mes vete.