Presidentja e Lituanisë flet për Kosovën në Shtëpinë e Bardhë

Prishtinë | 04 Pri 2018 | 12:23 | Nga
Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaitė ka përmendur Kosovën të martën mbrëma në konferencën e përbashkët me presidentin amerikan Donald Trump në Uashington.

Ajo ka thënë se shtetet baltike bashkë me ShBA-në do të vazhdojnë të kujdesen në misionet e tyre të përbashkëta në vende të ndryshme, siç është edhe Kosova.

Këtë deklarate ajo e bëri nga Shtëpia e Bardhë, ku Trump ka pritur liderët e shteteve baltike të cilat kanë kërkuar nga Uashingtoni zyrtar që të adresohet ndërhyrja ruse nëpër shtet të ndryshme.

Trump gjatë takimit me kreret e Lituanisë. Estonisë e Latvisë, ka thënë se ashkush nuk është treguar më i ashpër me Rusine se sa ai.

Të ngjashme