Presidentja kroate: Gjykimi i Mlladiqit, kënaqësi e pjeshme

Prishtinë | 22 Nën 2017 | 15:38 | Nga

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar – Kitraoviq ka thënë se gjykimi nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës për ish gjeneralin serb Ratko Mlladiq do të jetë një kënaqësi e pjesshme për familjet e të vrarëve, të torturuarve dhe aty që janë të zhdukur.

Ajo ka shprehur keqardhje, duke përmednur krimet e kryera edhe në Kroaci, shkruan Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

“E di se kjo nuk i kthen jetët e mijëra njerëzve që brutalisht janë vrarë në Srebrenicë dhe kudo në Bosnjë dhe po ashtu në Republikën e Kroacisë”.

“Më vjen keq që ai nuk ka dalë përgjegjës për krimet e kryera në Kroaci, dhe veçanërisht në Shkabërnjë dhe vende tjera”, ka thënë Kitraoviq para gazetarëve.

Të ngjashme