Presidentja kroate kushtëzon vizitën në Serbi me zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 23:02 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, është shprehur se nuk do të vizitojë Serbinë për aq kohës sa ajo nuk do të zbardhë çështja e personave të zhdukur gjatë luftës në ish-Jugosllavi.

“Disa procese zhvillohen pas dyerve të mbyllura. Unë kam qenë shumë e qartë kur erdhi për vizitë Vuçiq, në Zagreb për derisa çështja e të zhdukurve nuk ishte adresuar seriozisht, nuk kishim çfarë të diskutonim”, tha Kitaroviq.

E pyetur nëse ajo do të çonte në arbitrazh çështjen e kufirit me Serbinë në fillim të një mandati të dytë të mundshëm, ajo tha se do ta dërgojë në arbitrazh kufirin e kontestuar me shtetin e Serbisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme