“Presidentja Osmani e ka shkelur kushtetutën në Mamushë”

Prishtinë | 07 Sht 2022 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shkelur Kushtetutën e Kosovës gjatë takimit me kryetarin e Mamushës, Abdülhadi Krasniç.

Kjo pasi, sipas Spahiut, kryetari i Komunës së Mamushës nuk është dashur ta ketë mbrapa flamurin e Turqisë, duke e shkelur kështu kushtetutën – njëjtë si Osmani që e ka pranuar këtë format.

“Flamuri I Turqisë, aleatit strategjik të Kosovës, mund të përdoret lirshëm në Kosovë, por në zyrën e kryetarit të komunës së Mamushës (apo çdo komune tjetër të Kosovës) në bazë të ligjit për simbolet ai mund të paraqitet vetëm kur kryetari I komunës takohet me ndonjë zyrtar të Republikës së Turqisë”, ka shkruar Spahiu në Facebook.

Sipas Spahiut, “kjo foto tregon shkeljen e ligjit nga ana e Kryetarit të Komunës së Mamushës dhe shkeljen e ligjit nga ana e Presidentës së Kosovës”.

“Por për dallim nga kryetari I komunës kur Presidentja shkel ligjin është njëkohësisht shkelje e Kushtetutës. Dhe këtë Presidentja po bënë për herë të dytë. Herën e parë e bëri në takim me kryetarin e Komunës së Gjilanit”, ka thënë ai.

Të martën presidentja, Vjosa Osmani e ka vizituar Komunën e Mamushës. 

Të ngjashme