Presidentja Osmani e kryeministri Kurti sot bëjnë homazhe tek varri i Ibrahim Rugovës

Prishtinë | 21 Jan 2022 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti do të bëjnë sot homazhe te varri i Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, në 16 vjetorin e vdekjes së tij.

Sipas njopftimit të Presidencës, ata do të bëjnë homazhe në orën 11:00.

“Sot më 21 janar 2022, në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, bëjnë homazhe te varri i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, në 16 vjetorin e vdekjes”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme