Presidentja Osmani: Në territorin e Kosovës s’do të ketë kurrë më policë e ushtarë të Serbisë

Prishtinë | 09 Dhj 2022 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se në territorin e Kosovës s’do të ketë kurrë më as policë e as ushtarë të Serbisë.

“Ëndrra hegjemoniste e Serbisë nuk do të jetësohet kurrë”.

Osmani në një posotim në Facebook shkruan se kërcënimi i hapur për agresion policor e ushtarak nga ana e Serbisë dëshmon se në atë shtet vazhdon mendësia hegjemoniste.

Reagimi i plotë:

 Kërcënimi i hapur për agresion policor e ushtarak nga ana e Serbisë dëshmon se në atë shtet vazhdon mendësia hegjemoniste. Kjo duhet të refuzohet e kundërshtohet qartë nga e gjithë bota demokratike, e cila i dha goditjen më të fuqishme kësaj mendësie pikërisht në vitin 1999.

Plagosja e mbrëmshme e një pjesëtari të Policisë së Kosovës është veprim kriminal dhe i orientuar kundër rendit kushtetues e sovranitetit të Kosovës si dhe  kundër veprimeve për sundim të rendit e ligjit. Gjithashtu, sulmet ndaj gazetarëve përbëjnë cenim flagrant të të drejtës për informim të lirë.

Autorët e këtyre krimeve, urgjentisht të sillen para drejtësisë, ndërkaq institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë.

Në territorin e Republikës së Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë! Ëndrra hegjemoniste e Serbisë nuk do të jetësohet kurrë!

Të ngjashme