Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkevics, tha se diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme në kapacitete mbrojtëse, duke shtuar se shteti i Kosovës mbetet një partner në sigurinë globale, raporton Ekonomia Online.
“Vizita është një dëshmi e marrëdhënieve të ngushta që janë ndërtuara mbi vlera demokratike. Letonia është një partnere e fuqishme e Kosovës që ka përkrah fuqizimin e shtetësisë sonë. Kosova ka nevojë për kampion sikurse ju. E ardhmja e Kosovës në BE mbetet paraprakisht për një Evrope të lirë. Në Kosovë gjeni nivelin më të lartë të besueshmërisë të qytetarëve ndaj BE-së. Është koha që me prioritet të largohen masat e padrejta që BE-ja i ka ndaj Kosovës. Diskutuam edhe mundësitë për të bashkëpunuar në fusha të ndryshme në kapacitete mbrojtëse. Shteti i Kosovës mbetet një partner në sigurinë globale. Është me rëndësi që të ketë përgjegjësinë për Serbinë si për sulmet në veri dhe sulmin ndaj KFOR-it, sepse mungesa e përgjegjësisë po e shtyn Serbinë në këtë”, tha presidentja Osmani në konferencën e përbashkët për media me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkevics.