Presidentja Osmani për 23 vjetorin e betejës së UÇK-së në Loxhë: Beteja të tilla dëshmojnë këmbëngulësinë tonë

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 23 vjetorin e betejës së UÇK-së në Loxhë.

“23 vjet më parë në Loxhë u zhvillua njëra ndër betejat më të rëndësishme të UÇK-së kundër pushtuesit serb. Kjo betejë, e udhëhequr nga komandanti Tahir Zemaj, u organizua mirëfilli ushtarakisht dhe, pavarësisht numrit më të paktë të ushtarëve tanë, i bëri ballë mësymjes serbe”.

“Fatkeqësisht, në këtë betejë ranë heroikisht Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli dhe Enver Alaj. Ne do ta kujtojmë përherë sakrificën e tyre dhe përkushtimin për liri”.

“Beteja të tilla, të prira nga strategë lufte e atdhetarë të vendosur, dëshmojnë jo vetëm për shpirtin kryengritës, por edhe për këmbëngulësinë tonë për ta arritur lirinë”.

Të ngjashme