Presidentja Osmani viziton kopshtin e fëmijëve në Lipjan

Prishtinë | 18 Mar 2024 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot ka vizituar kopshtin e fëmijëve në qytetin e Lipjanit.

Presidentja Osmani pas vizitës së fëmijëve në kopsht, nga ku edhe siç ka deklaruar është mbushur me energji pozitive, tha se e ardhmja e Kosovës është e ndritshme

“Në mesin e më të vegjëlve tanë në kopshtin e fëmijëve në Lipjan, u mbushëm përplot energji pozitive. E ardhmja e Kosovës është e ndritshme”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Të ngjashme