Presidentja Shiroka-Pula takon akademikët nga Kosova dhe Shqipëria, në fokus bashkëpunimi shkencor

Prishtinë | 02 Nën 2026 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula ka pritur përfaqësues të akademive të shkencave dhe arteve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas njoftimit, Shiroka Pula u takua me akademikët Anastas Angjeli nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Shqipërisë, Besnik Krasniqin nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), si dhe akademikun Lulzim Tafa, anëtar i jashtëm i ASHASH.

“Gjatë takimit, Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit institucional dhe të mbështetjes së iniciativave të përbashkëta që ndihmojnë zhvillimin e shkencës, promovimin e dijes dhe forcimin e lidhjeve akademike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.”

Të ngjashme