Presidentja Vjosa Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të at Antonio Belushit

Prishtinë | 20 Qer 2024 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të at Antonio Belushit.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për kalimin në amshim të at Antonio Belushit, veprimtarit të paepur të çështjes shqiptare, i cili përveç se kultivoi me pasion gjuhën arbëreshe, nga vitet ‘90, bashkë me Presidentin Rugova e veprimtarë të tjerë, e mbrojti të drejtën e shqiptarëve për liri.
Ndarja e tij nga jeta është humbje e madhe për familjen e miqtë, kishën arbëreshe, institucionet e popullin arbëresh të Kalabrisë e gjithë Italisë së Jugut”, shkruan në shkrimin zyrtar.


Derisa u tha se kishte nderin ta takonte në bibliotekën e pasur të tij, të cilën e krijoi dhe e mbajti me aq përkushtim deri në vdekje.

“Si Presidente e vendit, kur ia akordova shtetësinë e Kosovës, ishte i stërlumtur, sepse e iu plotësua dëshira e tij jetësore.
I përhershëm qoftë kujtimi për at Antonio Belushin”, përfundoi Osmani,

Të ngjashme