Ish-drejtori i Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi nuk pajtohet me vendimin e MINT-it për marzhën tregtare maksimale të lejuar për çmimin e naftës.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Perstreshi ka deklaruar se ky vendim është në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuesen sepse kjo e fundit ka hedhur poshtë këtë ligj.
Ai ka thënë se me një vendim të tillë, MINT, do ta ngulfasë konkurrencën mes pompave, duke vendosur marzhën e fitimit prej 12 përqind si për pompat multi-milionëshe, ashtu edhe për ato të vogla.
“Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë një aktgjykim, me te cilin e ka hedhur poshtë ligjin që cakton çmimet dhe marzhat e disa produkteve bazë ushqimore por gjithashtu edhe produktin naftë. Ky ligj është hedhur poshtë nga Gjykata sepse e devijon Gjykatën Kushtetuese. Përkundër kësaj, si mbrojtje të nenit 10 te Kushtetueses që është ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë. Ministria e Tregut dhe Industrisë ka marrë vendim për caktimin e marzhës të fitimit për të gjitha kompanitë që kontraktojnë me derivate të naftës. Duke u bazuar në një udhëzim administrativ të ministrisë kur një ligj është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese ai ligj peshon më shume sesa një udhëzim administrativ. Përkundër kësaj MINT-i ka marrë vendim që t’i caktojë këto çmime”, ka thënë Perstreshi.
Sipas tij, kjo është e padrejtë për bizneset e vogla, për shkak se të gjitha bizneset do ta kenë të njëjtën marzhë të fitimit dhe qytetarët nuk do të mundin të përzgjedhin pompat sepse çmimet do të jenë të njëjta.
“Dy përqind për kompanitë që po merren me naftë me shumicë dhe 12 përqind për ata që merren me naftën me pakicë. Kemi pompa multi-milionëshe që tash e tutje do të kenë marzhën e fitimit 12 përqind dhe do të kemi kompani pompa diku nëpër male që nuk janë multi-milionëshe, janë të thjeshta që do ta kenë është ato 12 përqind. Që do të thotë shteti po ua siguron kompanive të naftës një marzhë fitimi dhe çmim të njëjtë. Në bazën e konkurrencës është duke fiksuar çmimin dhe qytetarët nuk kanë mundësi të përzgjedhin sepse gjithkund e kanë të njëjtë. Literaturën e konkurrencës qeveria po e krijon një kartelë zyrtarë, një fiksim të çmimeve. Dhe kur e krijon një kartelë te tillë, shteti do të thotë se po e shkel ligjin për mbrojtjen e konkurrencës e cila nuk e lejon sepse kjo është ekonomia duhet të ketë konkurrencë në treg”, shtoi ai.
Ndërkaq, Perstreshi theksoi se nuk do të ketë konkurrencë mes bizneseve, madje shtoi se ky vendim i MINT-it do ta ngulfat dhe shtrembërojë konkurrencën.
“Konkurrencë nuk do të ketë fare konkurrenca do të ngulfatet dhe është shtrembëruar me këtë vendim të MINT-it sepse kemi çmime të njëjta. Në biznese do të kemi dëme shumë sepse kompanitë e mëdha kanë investuar shumë në çfarë forme ata mund të largojnë nga tregu kompanitë e vogla të cilat mund të luajnë pak me çmime apo jo. Por tash nuk mund të luajnë më dhe kjo është problemi ministria e ka ngulfatur tregun dhe e kanë devijuar Kushtetutën e Republikës me këtë vendim”, theksoi ai.
Ish-drejtori i Autoritetit të Konkurrencës ka thënë se ky vendim nuk është në rregull dhe se Qeveria po bënë lojëra populiste me këso vendime për të tërhequr votën e diasporës.
“Kjo nuk është në rregull duhet të liberalizohet tregu por nëse ka ngritje të çmimeve të mënyrë absurde atëherë ministria duhet të marrë masa për ta sepse ka kartel. Për momentin shteti vet po e bënë kartelin e tyre. Nuk dua të futëm në politikë, por ekziston mundësia se këto vendim populist që ky vendim të jetë në harmoni me mbledhjen e votave për diasporës. Për qytetarët nga jashtë realisht tingëllon mire sepse mendon që do të ulet çmimi por është thjeshtë vendim populist dhe anti- kushtetues”, deklaroi ai për EO.
Ditë më parë, Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë vendim që marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy (2) centë për litër kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë (12) centë për litër.