Komuna e Prishtinës ka bërë sot prezantimin e brendit dhe platformës informuese turistike të Prishtinës raporton Ekonomia Online.
Drejtoresha për Kulture Luljeta Bashota tha se Prishtina ka potencial të ketë ofertën turistike të saj.
” Jemi mbledh këtu për projektet më të dashura. Ka mundimin e vet secili projekt po si ky që ka shumë ngjyra ka kënaqësi me realizua”
“Prishtina ka potencial ta ketë ofertën e vet turistike. Ne duhet ta tregojmë mirëpritjen dhe dashurin që përcjell Prishtina”, tha ajo.
Sipas Rita Maliqi bashkëpunëtore, ideja e këtij trendi ka qenë që më krijuar një lloj llogo që përshtatët me karakteristikat e Prishtinës.
“Brendi është kriju me fjalët : Love, friendly, imformation, contenmprorary, experience, moments, invinting dhe open”
“Platforma pra ky projekt vjen si bashkëpunim me Swis Contact. Ka qenë thirrje e hapur jemi mundu me përzgjedh një brend. “Kjo platformë ka qëllim të jetë informuese për të gjithë ata që kanë nevojë”, ka thënë Adrian Berisha njëri nga ideatorët e këtij brendi.